Një çantë dore e vendosur në derën e Drejtorisë së Kufirit në Tiranë ka “ngritur në këmbë” autoritetet.
Kane qenë punonjësit e zyrave ata të cilët të alarmuar kanë lajmëruar autoritetet se një çantë dore është e vendosur pranë Drejtorisë së Kufirit në Laprakë.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes ka shkuar edhe Njësia Anti-Eksploziv e Reneas të cilët nisën aksionin.
Ende nuk dihen më tepër detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë zona aktualisht është e rrethuar nga forcat xheniere.