I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja nuk i ka shpëtuar pyetjeve për të dashurën e tij misterioze.
“Betim Spërdhima”, i cili prej gati një viti është ndarë nga e fejuara, është aktualisht në një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.
Por në telefonin e Çanit ka mbërritur një mesazh nga “spiuni”, që zbulon disa detaje rreth saj.
“Është brunëe dhe punon te Tatimet. A është e vërtetë? Është e vërtetë që ti je aq i dashuruar pas saj sa që ke harruar valixhen?”, pyeti Çani aktorin Veleshnja, i cili nuk i mohoi “thashethemet”.