Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çani sulmon mediet:Ishte një batutë plot humor. Baze: S’mund të bësh humor me tragjedinë e çamëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b21e71548ba5a0c5b0664b438ad48d7f

Deklarata e gazetarit Arjan Çani bërë në emisionin e tij “Zonë e Lirë” ditën e premte, ka ngjallur një reagim masiv në medie e në rrjetet sociale. Të gjithë iu vunë kundër gazetarit pasi ai deklaroi se “çamët e sarandiotët edhe t’i vrasësh e kanë pak”. Pas gjithë kësaj gazetari ka reaguar për lapsi.al duke sulmuar disa medie e duke shpjeguar se ai thjesht kishte bërë një batutë brenda një konteksti plot humor. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Mero Bazes i cili nëpërmjet gazetës së tij i ka kthyer përgjigje Çanit pasi ky i fundit e citoi TemA-n si “fletushkë të neveritshme”.

“Siç ndodh rëndom në këtë katund, mjafton një batutë me humor brenda një konteksti të caktuar që disa media të përfitojnë për të pasur ca klikime më shumë. Në fakt janë media që mbijetojnë vetëm me spekullime të qëllimshme. Nxjerrin gjithçka nga konteksti dhe kaq mjafton që një tufë debilësh dhe parazitësh anonimë që vrasin kohën e tyre nëpër blogje, të turren e të të bëjnë copë në fyerje e sharje nga më të rëndomtat. Por kjo mua nuk më shqetëson aspak sepse këtë kategori humanësh të dobët e njoh mir qysh kur punoja para 15 vjetesh në radio netëve vonë. Kjo kategori janë fansat e mi të pasherueshëm që s’më janë ndarë asnjëherë. Sa më shumë i shaj unë, aq më shumë më duan ata. Janë mazokistë ndonëse ata nuk e dinë sëmundjen e tyre. Un i dua shumë këta tipa. Janë të njëjtët. Si dikur në radio, edhe tani nëpër blogje.

Është gazeta e Mero B. dhe një tjetër e dy të fortëve të pushtetit që jetojnë me gjoba. Fletushka të neveritshme të cilat nuk kanë marrë asnjëherë mundimin të më bënin qoftë dhe një telefonatë para se të përmendnin emrin tim në paçavurret e tyre. Po nejse. Batuta e çameve që ka ngjallur sërish këtë polemikë ishte thjeshtë një batutë brenda një konteksti plot humor. Për të gjithë ata që kanë fare pak mënd në kokë, le ta shohin ose rishohin emisionin tim të dates 8 maj 2015 në youtube. Ciaooo”, përmbyllet reagimi i gazetarit.

Pasi videos së shumëdebatuar tashmë dhe pas reagimit të Arjan Çanit i cili akuzoi edhe TemA-n e Mero Bazes për nxjerrjen jashtë kontekstit të deklaratës duke thënë se batuta e tij ishte thjesht humor, ka reaguar edhe Mero Baze i cili i ka marrë si kundërshembull kolegut të tij gazetar rastin e izraelitëve.

“Në fakt, nuk kemi asnjë qëllim apo inat me Çanin. Vetëm se kur flet në televizion për një shtresë të popullsisë që ka vuajtur dhe është vrarë, duhet të bësh kujdes. Nuk mund të bësh humor me tragjedinë e çamëve. E aq më shumë t’u kujtosh vrasjet. Askush nuk guxon p.sh, që të bëjë humor me persekutimin e izraelitëve nga nazistët, pasi përfundon në gjyq. Ndaj, Çani në vend që të sulmojë gazetat që e kanë publikuar deklaratën e tij, ndoshta do bëjë mirë t’i mendojë ato që thotë në emision”, shkruan TemaA e Mero Bazes..

 Lexo edhe“Sarandiotët dhe çamët t’i vrasësh e kanë pak”, qytetarët kërkojnë dënimin e Arjan Çanit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img