Hapësire reklamuese

Politikë

Çani:Sa do rezistojë protesta e PD-së? Përgjigjet Basha: Ka 3 alternativa por 1 zgjidhje

Shkruar nga Newsbomb

Të ftuar në “Studio e Hapur” sonte të pranishëm ishin analistë dhe gazetarë ku diskutuan dhe për protestën e opozitës.

Arjan Çani  e quan ligësi sulmin ndaj opozitës. “Është ligësi që të sulmosh opozitën është ligësi... sido që të jetë, jemi ne që e zgjedhim”,-u shpreh ai.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Lulzim Bashën nga protesta, i pyetur nga Eni Vasili në lidhje më përgjegjësinë për ngjarjen e 21 janarit, kryetari i Opozitës u përgjigj, “21 janari ishte protestë e dhundshme, e thirrur për dhunë ishte për hesapet e tij dhe Rama i ka bërë drejtorë. Ka qenë dita më e tmerrshme e jetës sime si qytetar, ai pati një frymëzues dhe është kryeministri ai që e solli”. Ndërsa përsa i përket vijimësisë së protestës, Basha u përgjigj se ka 3 alternativa por 1 zgjidhje. 

Pyetje-përgjigje:

Çani: Së shpejti do vij te çadra se unë jam një njeri që shkon nëpër çadra. Si e keni menduar të fitoni ndaj një beteje kundër kanabisit?

Basha: Prandaj kërkoj shkëputje të lidhjeve të krimit nëpërmjet institucioneve dhe kjo realizohet nëpërmjet largimit të kësaj qeverie. Forca e vetme që mund t’i bëjë ballë.

Çani: A do arrini të rezistoni sa më gjatë?

Unë kam bërë një premim me 18 shkurt. Ju kam thënë se jam gati se kam përgjegjësi dhe jam i vendosur që ti shkoj deri në fund sepse zgjedhjet e lira janë më të rëndësishme për çdo qytetar.

-ka 3 alternativa 

-të dorëzohem unë

-të lodhen njerëzit

-të ik Rama

Unë nuk dorëzohem, të dytën  e kanë në dorë njerëzit, unë i kam pyetur dhe nuk largohen, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu