Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Çani e ngacmon për debatin me gazetarët, Rama: Ata kanë qenë çerrat e tu…

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në emisionin popullor “Zonë e Lirë”, ku nuk i ka shpëtuar dot pyejtes së Arjan Çanit për shfaqjen dhe debatet e nxehta me gazetarët te emisioni “Dritare” nga Rudina Xhunga.

Rama i ka quajtur tre gazetarët përballë tij si “çerra të Arian Çanit”, në një të kaluar të largët. Ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur kujtoi historinë e djalit të tij, Greg Rama.

Pjesë nga intervista:

Çani: Ç’ke hequr aty te emisioni, e di të pashë

Rama: Janë fëmijët e tu të gazetarisë ata, kanë qenë çerra kur i rrite.

Çani: Kemi qenë një grup bashkë

Rama: Kjo është më vonë. Thelbi është ata janë djem të mirë, por shoqëria e keqe të prish.

Çani: Atë momentin kur përmende djalin, që the kam një djal katër vjeç, dhe Gregun, që the shtrihej poshtë krevatit kur i vinte tmerr që dëgjonte se s’është djali im…

Rama: Për fat të keq shpesh, edhe shumëkush mendon që politikanët janë të gjithë njësoj, dhe janë një rracë e poshtërr që merren me punë të këqija, por nuk është e vërtetë. Në kushtet tona jo vetëm që duhet të durojmë shumë gjëra, nën lëkurë, ka kocka, ka ndjenja, ka gjak dhe dhimbje. Unë shoh një degradim të madh këtë kohë, edhe për shkak të hapjes së një bote të re, online, jo e basteve online, ku derdhet një sasi e jashtëzakonshme e budallallëkut dhe për fat të keq edhe lajme të rreme.

Çani: Pyetja ime është kjo, gjithë kjo energji e harxhuar..

Rama: Tjetër gjë është të të bëhet lëkura shollë, tjetër gjë është të jesh një fëmijë, apo pjesëtar i familjes së dikujt që sulmohet me baltë përditë. Kaloi një moment shumë shumë të rëndë, sot ai kur po bëhet 30-vjeç historia jo vetëm që nuk ka ndryshuar por është bërë edhe më e rëndë. Të rinjtë në vend se të shohin modele pozitive për të ndjekur, marrin mesazhin e tmerrshëm që këtu bëhet fjalë për një kolektiv hajdutësh.


Më shumë