Hapësire reklamuese

Bota

Camilla merr titullin e rëndësishëm, bëhet bashkëshortja Mbretëreshë pasi Charles u ngjit në fron

Shkruar nga Newsbomb
Camilla merr titullin e rëndësishëm, bëhet

Me ardhjen e burrit të saj në fron pas vdekjes së Mbretëreshës të enjten, Camilla është bërë bashkëshorte e mbretit Charles dhe tashmë do të marrë një rol të ri dhe më të spikatur përkrah mbretit Charles III.

Pak më shumë se 25 vite pas vdekjes së gruas së parë të Charles, Dianës, Princeshës së Uellsit, Camilla mbetet një figurë “përçarëse” dhe jo shumë e dashur për britanikët.

Që kur ajo dhe Charles u martuan në vitin 2005, Camilla ka punuar shumë si një anëtare e familjes mbretërore, duke qëndruar në krah të Charles dhe duke përkrahur bamirësitë që ndihmojnë gratë dhe fëmijët. Por shumë prej britanikëve e kanë të vështirë që të harrojnë dhimbjen që i shkaktoi Dianës lidhja e tyre.

E lindur në Camilla Shand në korrik 1947, ajo u rrit në fshatin anglez, ku zhvilloi një pasion për kuajt.

Camilla thuhet se u takua me Princin Charles në një ndeshje polo në Ëindsor në vitin 1970 dhe ata u bënë miq. Një vit më pas Charles iu bashkua Marinës Mbretërore dhe ndërsa ai ishte larg, Camilla u martua me oficerin e kalorësisë Andreë Parker Boëles. Çifti pati dy fëmijë gjatë viteve 1970.

Ndërsa Charles u martua me Lady Diana Spencer në vitin 1981 në një ceremoni e cila u ndoq  nga miliona shikues në mbarë botën. Por ai pranoi në vitin 1994 se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Camilla.

Diana konfirmoi pabesinë e tij dhe vitin e ardhshëm gjatë një interviste në BBC-në,ajo tha: “në këtë martesë ishim 3 veta” .

Camilla u divorcua nga Andrew Parker Boëles në vitin 1995, ndërsa Charles dhe Diana u divorcuan një vit më vonë. Camilla u zhduk nga jeta publike pasi mbështetja e publikut dhe medias ishte përqendruarpas princeshës.

Populli i Britanisë u rreshtuar pro-Dianës dhe anti-Camilla, sidomos pas vdekjes së princeshës në një aksident në vitin 1999 në Paris.

Gjashtë vite më vonë, historia e tyre e dashurisë prej dekadash arriti kulmin kur Camilla dher Charles u martuan në Ëindsor, me pëlqimin e Mbretëreshës.

Camilla, e njohur tani si Dukesha e Cornwall-it, u konfirmua si bashkëshortja zyrtare e Charles dhe mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në momentin që i shoqi u bë mbret, Camilla u bë automatikisht mbretëreshë. Megjithatë, prej kohësh mendohej se ajo nuk do ta përdorte titullin, pasi "Clarence House" kishte lëshuar një deklaratë në 2005, duke thënë se ajo do të njihej si "Princesha Consort". Disa në pallat në atë kohë mendonin se publiku nuk ishte gati që Camilla të merrte një titull që ishte destinuar vetëm për Dianën.

Elizabeth II, në një mesazh për shënimin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj, tha se ishte dëshira e saj që Dukesha e Cornwall-it të njihet si Mbretëresha Camilla kur Charles të bëhet Mbret.

Sondazh

Poll