Hapësire reklamuese

Bota

Caktohet vendi i takimit Trump-Kim Jong Un: Planet po shkojnë shumë mirë

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë është caktuar vendi ku do të zhvillohet takimi i shumëpritur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un.

Ky takim do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, mirëpo detajet tjera mbesin ende të pakonfirmuara. Ky njëherësh do të jetë takimi i parë i ndonjë lideri verikorean me një president amerikan në detyrë. Trump ka thënë të martën se planet janë duke shkuar shumë mirë.

“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit. Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”, u ka thënë ai gazetarëve.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka konfirmuar përmes një postimi në Tëitter, se samiti do të zhvillohet në Hotelin luksoz, Capella. Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.

Ishulli me territor prej 500 hektarësh është vend i hoteleve luksoze, klubeve të golfit dhe zonave detare private. Mirëpo ishulli po ashtu ka një histori të zymtë të luftës dhe gjakderdhjeve.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.