Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Caktohet data, ja kur do të takohet Kurti me Vuçiçin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të martën (15 qershor) do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Bëhet me dije se takimi do të ndërmjetësohet nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ajo çfarë pritet të diskutohet mes krerëve të shtetit është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila është nënshkruar në vitin 2013, për të cilën kryeministri Kurti dha sinjale të qarta se nuk do të mund të themelohet.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij presin nga të dyja palët një përkushim të vazhduar për t’u angazhuar në këtë dialog dhe për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet. Kjo nënkupton që gjithçka për të cilën është arritur pajtim duhet të zbatohet.

BE-ja dhe shtetet anëtare të saj presin që institucionet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ta kapin mundësinë për ta dërguar këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, tha zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano.

Më shumë




spot_img








spot_img