Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çako në Komisionin Hetimor për pajisjen e përgjimit, nuk u përgjigjet pyetjeve: Është hetim sekret i prokurorisë (Debatet)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

adda848092d246508d27cecb03aef862

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është paraqitur në Komisionin Hetimor për pajisjen e përgjimit, i drejtuar nga Flamur Noka.

Çako ka qenë përballë deputetëve të opozitës, pasi ata të mazhorancës braktisën mbledhjen për shkak të përplasjeve me Nokën.

I pyetur nga kryetari nëse kishte dijeni për hyrjen e kësaj pajisje përgjimi në Shqipëri, Çako ka refuzuar të përgjigjet duke theksuar se ky është një hetim sekret i prokurorisë dhe për çdo informacion që komisioni kërkon duket t’i drejtohet me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Debati:

Flamur Noka-A keni dijeni që kjo pajisje nëse ka hyrë, ka hyrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme?

Haki Çako-Padashur të hyjë në aspekte politike pasi kjo është puna juaj. Ajo që dua të sqaroj është se unë ndodhem për së dyti këtu. Si autoriteti ekzekutiv i Policisë së Shtetit ju bëj me dije se jam vënë në dispozicion të një hetimi dhe kam qenë dhe do jem në dispozicion të këtij hetimi.

Noka-Ky komision është i ndryshëm nga Komisioni i Sigurisë apo prokuroria ndaj ju lutem përgjigjuni pyetjes…

Çako-Unë jam mëse i qartë për procedurën. Jam shumë koshient për veprimtarinë që kam ndjekur dhe i kam vënë në dispozicion të gjitha dokumentet. E konsideroj të rëndësishëm faktin se çështja është në kategorinë e hetimit sekret dhe mendoj se çdo gjë që i duhet këtij komisioni ta marrë në drejtorinë e policisë. Nuk e konsideroj të arsyeshme të përsëris vetëveten dhe të bëjmë show mediakisht dhe duke ju falenderuar për mirëkuptimin, unë shpreh gatishmërinë time për të qenë i disponueshëm për çdo hetim, por ky hetim udhëhiqet nga prokuroria, ndërsa mua nuk mbetet veçse të respektoj principet e drejtorit të policisë.

Noka-Nëse ju nuk dëshironi të përgjigjeni apo nuk keni informacion, e kuptoj, por ju keni gjthashtu detyrë të raportoni… Po ju përsëris edhe njëherë pyetjen, a keni dijeni për hyrjen e kësaj pajisje në Shqipëri dhe kush e ka administruar?

Çako-Edhe njëherë ju bëj me dije se nuk kam asgjë tjetër për të thënë përveç se ato që thashë deri më tani. 

Lexo edhe: Fyerjet ndaj Brahos, mazhoranca kërkon përjashtimin e Flamur Nokës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img