Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Çakërdohet Instagrami! Kompania del me njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Çakërdohet Instagrami! Kompania del me njoftimin e

Shumë përdorues të rrjetit social “Instagram”, në të gjithë botën raportuar se ditën e sotme llogaritë e tyre ishin pezulluar, ndërsa disa të tjerë u shprehën se ndjekësit nga llogaria e tyre po zhdukeshin.

Ndërkohë, së fundmi në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe kompania e cila në një postim në “twitter”ka bërë me dije se është duke u punuar për të zgjidhur këtë çështje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë dhe kërkojmë falje për shqetësimin. #instagramdoën”, tha kompania në platformën Twitter.

Një grafik tregon më shumë se 7,000 përdorues që raportuan se shërbimi ishte ulur rreth orës 10:17 të mëngjesit me orën Lindore (1417 GMT).

Sipas raporteve të shumta, një zëdhënës i Metës që zotëron Instagramin, tha se kompania është e vetëdijshme se përdoruesit kanë probleme në pjesë të ndryshme të botës.

“Ne po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese