Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Cakaj’, zbardhet TAKIMI në Presidencë: Meta i propozoi Ramës të mbajë postin e ministrit të Jashtëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

5912c8946a3381e5f94eeafc094622ec

Presidenti Ilir Meta refuzoi dje dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, i cili do të zëvendësonte Ditmir Bushatin.

Ndërkohë ky vendim i Metës ka ardhur një ditë pas takimit që ky i fundit ka pasur me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se vëndimin për të mos dekretuar Cakajn, Meta ia ka komunikuar Ramës mbrëmjen e së mërkurës në Presidencë, ku kanë zhvilluar një takim rreth 20 minuta.

Në media është bërë më dije se madje Presidenti i ka dhënë edhe sugjerimet e tij për këtë situatë kreut të qeverisë. Meta i ka propozuar Ramës që t’a mbajë vetë postin e ministrit të Jashtëm, duke ndjekur kështu të njëjtën rrugë si kryeministri grek Aleksis Tsipras.  

Madje kreu i shtetit i ka thënë Ramës që ta propozojë Cakajn si ministër Kulture, në vend të Elva Margaritit. Këtë fakt e konfirmoi edhe shefi i kabinetit të Presidencës, Arben Cici, gjatë një prononcimi në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7.

‘Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër’, ka treguar ai.

Mosdekretimi i Gent Cakajt ka rritur edhe njëherë tensionet mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Meta në letrën e tij drejtuar Ramës argumentonte arsyet e mosdekretimit të Cakajt, ku ndër të tjera theksonte papërvojën e këtij të fundit si dhe deklaratat për ndryshim kufijsh, që sipas Metës janë të papranushme.

Nga ana tjetër kryeministri Rama e ka pritur keq këtë vendim, ndërsa e ka cilësuar si antikushtetues.  

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img