Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Cakaj takon ministrin e Omanit: Të vazhdojë bashkëpunimi për të çuar Kosovën përpara

Shkruar nga Newsbomb
Cakaj takon ministrin e Omanit: Të vazhdojë bashkëpunimi për

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Gjermani ku u zhvillua Konferenca e Sigurimit në Mynih.

Disa momente më parë Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

Cakaj ka falenderuar Abdullah për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës duke i kërkuar që të vazhdojnë bashkëpunimin për të ndihmuar Kosovën edhe më tëj.

"Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alawi bin Abdullah ???? !

Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera!

Po ashtu, diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike", ka shkruar Cakaj.

86379485_332954230941448_4076834539920424960_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll