Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Cakaj takon liderët e partive shqiptare në M.Veriut: Kontributi i shqiptarëve, i patjetërsueshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f1b963ddc49575a109c833f0462cdd0c

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar takime me krerët e partive shqiptare atje, të cilat i konsideron të shkëlqyra.

“Gjatë qendrimit zyrtar në Shkup, zhvillova edhe disa takime të shkëlqyera me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, Kryetarin e Lëvizjes BESA, z. Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, z. Afrim Gashi, vlerësuam rolin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Cakaj.

Më tej, ministri thekson rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Përtej dallimeve politike, kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm”, përmbyll ministri Cakaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img