Hapësire reklamuese

Aktualitet

Cakaj takon ambasadoren e re, Yuri Kim: Nder i rrallë, SHBA-të partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar ditën e sotme Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se kanë diskutuar mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e karriges jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në 2022.

Sipas Cakajt, SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë’.

‘Sot pata nderin e rrallë të pres në një takim kortezie Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim!

Diskutuam hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në 2022. Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

ShBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë’, shkruan Cakaj.

83189053_2531693813766911_2827664527607201792_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu