Hapësire reklamuese

Aktualitet

Cakaj SHKARKOI më shumë se 20 diplomatë, zbardhet një tjetër EMËR nga lista

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhet një tjetër emër nga lista e 20 punonjësve të shkarkuar ditën e djeshme nga ministri në detyrë Gent Cakaj.

Mësohet se është shkarkuar nga detyra këshilltarja për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare në Londër Pranvera Skana. 

Ndërkaq Skana shprehet për Newsbomb.al se i ka mbaruar kontrata dhe do të kthehet në Tiranë.

Ndërkohë ditën e djeshme u shkarkua edhe konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Kujtojmë se ministri në detyrë në një konferencë për mediat deklaroi ditën e djeshme se do të shkarkojë më shumë se 20 punonjës të ministrisë së Jashtme, për shkak të një ‘reformimi të diplomacisë shqiptare’.

Ministri ende nuk ka bërë  publike listën e punonjësve të shkarkuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.