Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Caka për protestën e 6 dhjetorit: Qëllimi është të trasmetojmë mesazh tek europianët, policia mos na provokojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka ka folur për protestën që do të mbahet nga opozita, në datën 6 dhjetor, kur në Tiranë do të vijnë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë në Vizion Plus, Caka tha se qëllimi i opozitës është që liderët e BE të dëgjojnë mesazhet e tyre dhe të kuptojnë situatën që po ndodh në Shqipëri nga qeverisja e Edi Ramaës.

Sipas saj, qeverinë e tremb masiviteti, teksa shton se protestat janë pasqyra ku nxjerr qartë se çfarë po ndodh në vendin tonë.

“Nuk do të ishte hera e parë që një protestë zhvillohet larg dyerve dhe dritareve vendit ku ndodhen liderët euriopianë. Duam të dëgjohen mesazhet e opozitës,dhe duam të mos harrohet rezoluta e 19 majit sepse janë rekomandimet e tyre që nuk janë zbatuar nga qeveria e Edi Ramës.

Ne jemi në një vend ku demokracia ka marrë fund. Ende nuk kemi reflektuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për protestat. Kuvendi ende nuk i ka bërë edhe pse është një mbledhje shumë e thjeshtë. Protestat nuk i interesojnë qeverisë së Ramës.  Protestat janë pasqyra se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Masiviteti e tremb shumë”, tha ajo.

Caka kërkoi që policia të mos provokojë turmën dhe të bëjë punën ashtu siç duhet.

“Policia duhet të dijë të ruaj integritetin. E rëndësishme është që ata të bëjnë punën e tyre siç duhet dhe të mos provokojnë. Opozita do bëj më pas punën e saj”, tha ajo.

Më shumë


spot_img









spot_img