Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Ç’a është kjo seancë?!”, KPK njofton shkarkimin e tij, Prokurori Gina tenton të hyjë me forcë në sallë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërsa kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda.

Më herët, Gina u dëgjua të debatonte me oficerët e Gardës së Republikës pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej. “Subjektet nuk kontrollohen,” tha Gina. Por oficerët thanë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës.  Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet ne probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë, shkruan Reporter.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë,

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img