
Klevis Balliu, ish-deputeti i PD, ndodhet në qeli prej tri ditësh pasi bashkë me banorët e Astirit bllokuan rrugën ku pritej të kalonte kryeministri Rama.
Balliu akuzohet për ‘kundërshtim me dhunë të forcave të policisë’ dhe ‘prishje të qetësisë publike’.
Ndërkaq, i ati, botuesi Fahri Balliu endet dyerve të gjykatës në pritje të lirimit të të birit.
Është fotografi Agim Rama ai i cili ka shkrepur këto foto të botuesit duke folur në telefon ndërsa shkruan: ‘Nuk thonë kot, ç’të bën fëmija s’ta bën perëndia. Fari Balliu në orët e para të mëngjesit pas hekurave të gjykatës për të gjetur ndonjë mik gjyqtar’.
Klevis Balliu do dalë sot në mesdrekë para gjykatës dhe mbetet për t’u parë nëse do lirohet.