Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Ç’po ndodh te Teatri? Mblidhen dhjetëra aktivistë e aktorë brenda pak minutash

spot_img

Lajme të ngjashëm

6dc16dfd0cbb22ee07f1ef3c3306ea5b

Dhjetra aktivistë e aktorë që protesojnë prej më shumë se dy vitesh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin përpara tij.

Aktorë e aktivistë janë mbledhur në sheshin para Teatrit brenda pak minutash, sapo atje ka shkuar Policia Bashkiake e Tiranës dhe ka vendosur një lajmërim për lirimin e godinës.

Në bazë të vendimit të qeverisë, Bashkia ka marrë në dorëzim zyrtarisht Teatrin Kombëtar, madje ka çuar edhe një akt-konstatim ku artistëve u bëhet me dije se Teatri është pronë e Bashkisë, dhe duhet të lirohet sa më parë.

“Teatri Kombëtar akoma nuk ka dalë nga lista e objekteve të mbrojtura. Kjo është një shkelje e ligjit. Ne do të mblidhemi dhe do të na ketë të gjithëve në Bashki”, u shpreh regjisori Robert Budina. “Erdhën katër-pesë policsë, pjesa tjetër rreth 20 vetë ishin civilë, donin të na bënin presion. Dhe u paraqitën me argumentin që kjo tashmë shtë pronë e Bashkisë”, tha një prej aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, regjisori Edmond Budina është shprehur se ata do ta mbrojnë Teatrin ditë e natë, nuk do të largohen asnjëherë.

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_3.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img