Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ç’po ndodh në Vlorë? Super-aksion i policisë: Kapen 10 ton drogë, disa të arrestuar (DETAJET)

Shkruar nga Newsbomb

Një mega aksion i Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Renea, DPPSH dhe FNSH është duke u zhvilluar në Babicë të Vogël në Vlorë, ku janë sekuestruar 10 ton kanabis sativa. Aksioni është konkretizuar në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, pas hetimeve 1 gati 3 vjeçare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me palën italiane.

Mësohet se operacioni ka patur objektiv kapjen e Florian Habilajt, i përfshirë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe persona të tjerë të përmendur në përgjimet e "dosjes Habilaj".

Nga Policia e Vlorës nuk ka ende në njoftim zyrtar për operacionin ndërsa raportohet se janë arrestuar disa persona. Burime jozyrtare thonë se në pranga kanë rënë rreth 10 persona.

Aksioni i policisë vijon në fshatin Babicë të Vlorës, ndërsa uniformat blu po krehin zonën ku dyshohet të jenë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e tjera të fshatit.

Lajmin për sekuestrimin e 10 ton kanabis fillimisht e ka dhënë ish kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit sasia marramendëse e drogës është gjetur në vilën e shtetasit Armand Koçerri, mik i Habilajve.

Ka dyshime se Koçerri ka qenë në vëzhgim nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare ndërsa banesa e tij shërbente si pikë grumbullimi për kanabisin e zonës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.