Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ç’po ndodh në SHBA? Donald Trump shkarkohet apo jep dorëheqjen? Ja çfarë shkruan faqja zyrtare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a8b99371beef246684224f830c6751e7

Një përditësim në faqen zyrtare të qeverisë amerikane ka shkaktuar konfuzion të madh në rrjetet sociale lidhur me fatin e presidentit Donald Trump.

Në një kohë kur demokratët paraqitën ditën e sotme në Dhomën e Përfaqësuesve rezolutën që kërkon shkarkimin e Trump për “nxitje të kryengritjes” që më pas shkaktoi dhunën e protestuesve në Kapitol, faqja shtetërore State.Gov ka përditësuar informacionin te biografia e Trump, duke thënë se mandati i tij ka përfunduar sot.

“Mandati i Donald J. Trump ka përfunduar në 2021-01-11 19:48:39”, thuhet në faqen për biografinë e presidentit amerikan Trump, raporton Newsbomb.al.

Por sipas Kushtetutës së SHBA, mandati i presidentit mbaron në mesditën e 20 Janarit, kur edhe betohet presidenti i ri i zgjedhur.

Nuk dihet nëse ky është një gabim, apo nëse Trump ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar, por mediat amerikane thonë se kjo ka qenë një gabim dhe se e njejta gjë ka ndodhur dhe me faqen e Mike Pence.

Një mesazh i ngjashëm u shfaq në mes të dhjetorit, duke thënë se mandati i Trump përfundoi në 17 Dhjetor. BuzzFeed News, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se një “punonjës i pakënaqur” ishte prapa ndryshimeve.

ghhdfhdfh.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img