Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Ç’po ndodh në Beograd? Televizioni shtetëror serb njeh Kosovën si të pavarur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cb9b131a6716ebfb4cd5be2b273e398a

Televizioni shtetëror serb, RTS, ka ngjallur polemika të shumta në Serbi.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, RTS, ka shfaqur një hartë të Evropës, ku në të Kosova shfaqet si shtet i pavarur.

Ndërkohë, gazetarja ishte duke folur për një spital, i cili ishte bashkëpunim serbo-italian.

Lidghur me këtë që ka ndodhur , kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat e kanë konsideruar skandal të televizionit publik.

Madje, në disa media shkruhej “Këto mund të priten vetëm nga mediat në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA”, duke shtuar se “ky televizion financohet nga të gjithë qytetarët e Serbisë”. Ndërsa, gazeta ‘Republike’, e ka konsideruar këtë si një imazh tronditës të RTS-së.

RTS, është televizion shtetëror, i cili financohet nga taksapaguesit serb.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img