Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ç’mendim keni për Ramën? Kreu i PD: Është përgjegjës për shkatërrimin e Shqipërisë! Unë e kam mundur atë, e di gjithë Tirana

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c91bc2c03edd7114336d3be3bec6b7a3

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për ABCNEWS sot tha se Rama është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet vendi sot.

Ai bëri fajtor kryeministrin dhe ekipin e tij për të gjitha, për korrupsionin, emigrimin, rënien e ekonomisë dhe rritjen e kostos së jetesës.

I pyetur se çfarë mendon personalisht për Ramën, ai përsëriti se Kreu aktual i Qeverisë mban mbi super përgjegjësinë për shkatërrimin dhe krizën që e ka kapluar vendin, duke kujtuar fitoren e tij ndaj Ramës në zgjedhjet e 2011, për kryetar bashkie në kryeqytet.

Basha: Numri i të rinjve që largohen nga vendi e ka kthyer Shqipërinë në një katastrofë. Rama përpiqet që ta hedhë fajin kudo. Kohët e fundit ia hedh fajin BE. Një njeri që nuk ka bilanc përpara shqiptarëve, gjen dhe bën të tilla gjëra. Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëriia fiton. Sepse ne nuk vijmë me premtime para shqiptarëve, por me një program të qartë për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Pyetje: Në këto zgjedhje duket se retorika juaj nuk është si një përballje mes jush dhe Ramës, pse? Një kompleks mes teje dhe Ramës?

Basha: Unë s’kam kompleks ndaj Ramës se unë e  kam mundur atë dhe e di gjithë Tirana dhe gjithë Shqipëria. Është njeriu që ka pasur më shumë pushtet pas Enver Hoxhës. Asgjë nuk mund të ndryshojë në vend nëse nuk ikën Rama. Do të fitojnë të rinjtë, pensionistët, mjekët, infermierët, pedagogët etj. Kam takuar këto ditë qindra-mijëra qytetarë kudo, ka një entuziazëm në rritje. Opozita ka një mbështetje plebishitare, njerëzit mezi presin ndryshimin. Largimi i Ramës është kthyer në një emergjencë kombëtare.

Pyetje: Çfarë mendoni personalisht për Ramën?

Basha: Është përgjegjësi kryesor për dështimet e këtyre 8 viteve. Dhe nuk e mbulon dot këtë duke më sulmuar mua apo BE-në apo median apo qytetarët. Rama është vetë dështimi i këtyre 8 viteve. Ekonomi e rrënuar, emigrancion me nivele rekord, me shkatërrim vendeve të punës, është rritur kosto e jetësës, me korrupsion galopand, pra dështim në çdo fushë. Ndaj përballja e tij është me qytetarët. Kësaj nuk i ikën dot. Do përpiqet këto javë, por në fund nuk i ikën dot. Unë e shoh si detyrë kryesore të mos merrem me dikë që largimi i tij është vendosur nga shqiptarët. Dua t’i shpjegoj shqiptarëve çfarë do të bëjmë ne nesër. Në 25 prill fillon një punë e madhe për të rregulluar çfarë kanë prishur këta në këto 8 vite.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img