Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ç’është ky sulm ndaj Ilir Metës? Edi Rama habit me përgjigjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka bërë asnjë sulm ndaj presidentit të zgjedhur Ilir Meta, gjatë fjalimeve të forta në fushatën elektorale.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit”, Rama është shprehur se sulmet e tij janë ndaj sistemit që e ndan administratën si tepsi.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Unë nuk kam asnjë sulm kundër Ilir Metës, po më gjete një ti, meqënëse ke edhe ato arkivat, të përgjigjem unë.

(Sinkroni ku Rama flet në miting për ndarjen e postës, hipotekave, zyrave të çertifikatave si tepsi)

Rama: Kjo është kundër sistemit. Një parti ka pyjet, njëra lumenjtë, tjetra ku e di unë.. këta njerëz që vendosen nëpër zyra i caktojnë partitë, dhe këta njerëz nuk ndjehen të detyruar ndaj popullit por ndaj partive të tyre.

Rakipi: keni edhe nga partia tuja.

Rama: të gjitha partitë.. të gjitha

Rama: Partitë e tjera ushqehen dhe rriten me këtë lloj brumi, në kurriz të cilësisë dhe shërbimit. Dhe çfarë ndodh? Krijohen dy standarte, edhe ne i kemi borxhe qytetarëve, sepse nuk mund të funksionojë dot kjo, që një parti e bën me standart një parti e bën pa standart.

Rakipi: Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?

Rama: Që ditën e parë, që kur erdha në qeveri.

Rakipi: Pra ju keni qeverisur me tepsi

Rakipi: Një njeri që do jetë në emision pasnesër, çfarë t’i themi ne këtij njeriu, ti themi legen tha, o legen, jo i thashë se është kryeministër i vendit.

Rama: Po çfarë lidhje ka kjo.

Më shumë

spot_img