Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ç’do ndodhë me Eva Dumanin që ngeli në Siri? Flet konsulli i Shqipërisë: E vështirë, por kemi kanale të fshehta komunikimi, gratë zbulojnë vetëm sytë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8be82a215bb9acea4cb6ff45b138fa44

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb ka deklaruar se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Teksa foli në një lidhje “Skype” për emisionin “Radar informativ”, Ghorayeb u pyet se çfarë do të ndodhte me shqiptaren Eva Dumani, e cila disa muaj më parë nuk pranoi të kthehej së bashkë me të vëllain Endrin.

Sipas tij, situata e Evës vazhdon të jetë e vështirë, por ata si konsullatë kanë kanale të fshehta komunikimi në kampe, e ku shpreson që ta kthejnë bashkë me fëmijët e gratë shqiptare të mbetura në Siri.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë se pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë. Kemi kanalet tona të komunist të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vend enë botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, u shpreh konsulli Marc Ghorayeb.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img