Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ç’do ndodhë me bashkitë e djathta? Enkelejd Alibeaj zbulon planin e PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c8f9297c81882a8ed03ae73dfe38a6e3

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar planin e demokratëve se çfarë do të bëhet me bashkitë e djathta në një kohë kur opzoita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në studion e NeWs24, Alibeaj ka theksuar se ‘kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm’, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.

“Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki. Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti.

Më tej, ish-deputeti ka folur edhe për deklaratën e PD para 30 qesrhorit për pamubndësim zgjedhjesh. Sipas tij kjo do bëhej duke mos marrë pjesë.

“Ne thamë që do të pamundësojmë zgjedhjet dhe kjo bëhet duke mos marrë pjesë. Sa i takon përplasjeve fizike, e menduam. Ju thamë njerëzve që kjo nuk është çështje e opozitës, ne shqiptuam faktin që të mos lejonim zgjedhjet, qoftë edhe fizikisht. I thamë popullit “po e kemi të drejtën, të ndalojmë me çdo lloj mjeti farsën”. Ne nuk kompleksohemi nga asnjë ndërkombëtar, por dëgjojmë zërin e arsyes, që do të thotë nëse nga ana e regjimit ka papërgjegjshmëri, gjë që e treguan, se Rama kërkoi vëllavrasje, pse duhet ta çonim ne në planin e tyre. E lamë të dështonte plani i autokratit dhe kështu ndodhi. Rama kishte ngritur kurth për të çuar vendin në vëllavrasje, sepse donte gjak. Ndërkohë, e vërteta ishte paqja, heshtja, reflektimi që duhet të kishte kjo shoqëri. Neve sot na qeveris Edi Rama, një bandë kriminale, që me dhunë ka arritur të marrë 15% të votave, ndërkohë që shënon fatin për 100% të shqiptarëve, kjo është dramë e madhe”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img