Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Byroja e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit, falë ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit

Shkruar nga Newsbomb
Byroja e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit, falë

Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga statusi i monitorimit, për herë të parë pas 10 vitesh.

Vendimi ka ardhur pas implementimit të dispozitave të propozuara nga AMF dhe të parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me fondin e garancisë, fondin për pagesën e dëmeve të kartonit jeshil, riorganizimin e Byrosë dhe shmangien e konfliktit të interesit, si edhe parashikime të tjera që rregullojnë trajtimin e dëmeve si dhe administrimin e kartonit jeshil.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në fillim të muajit dhjetor, anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes të Këshillit të Byrove, pasi njohën progresin e arritur në vitet e fundit si dhe plotësimin e kritereve, vendosën të miratojnë heqjen e statusit të monitorimit për Byronë Shqiptare të Sigurimit.

Një nga ndryshimet e rëndësishme që ka sjellë ligji i ri ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të rasteve të Fondit të Kompensimit, ku përfshihen aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara. Në ligj parashikohet për herë të parë e drejta e shoqërisë së sigurimit (si sigurues i drejtëpërdrejtë) të kryejë funksionet e Byrosë. Trajtimi dhe pagesa e këtyre rasteve në masën mbi 70% nga shoqërisë, si sigurues i drejtpërdrejtë, ka sjellë një shfryrje të Fondit të Kompensimit, ku tashmë dalja e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monitorimi, konfirmon edhe njëherë se nuk ka më probleme me Fondin e Kompensimit.

Gjithashtu, për rastet që i kalojnë Fondit të Kompensimit, ligji ka parashikuar krijimin e një fondi garancie në vlerën minimale prej 150 milionë lekësh, gjë e cila përsëri ka ndikuar direkt në vendimin e Këshillit të Byrove për nxjerrjen e BSSH nga statusi i monitorimit.

Në tetor 2013, me vendimin e Këshillit të Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit u vendos në statusin “në monitorim”, për shkak të rritjes së numrit të thirrjeve të garancive ndër vite, numrit të konsiderueshëm të pazgjidhur të kërkesave për dëmshpërblim, dështimit në ndjekjen e rregullave të brendshme në lidhje me emërimin e korrespondentëve, mospjesëmarrjen e Byrosë në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme dhe takimeve rajonale, si dhe ndyshimeve të vazhdueshme të drejtuesve të Byrosë.

Pas kërkesës së Byrosë për vlerësimin e situatës së saj, Këshilli i Byrove rekomandoi ndërmarrjen e disa ndryshimeve që kishin të bënin kryesisht me profilin e rrezikut të BSSH, sistemin e trajtimit të dëmeve, performancën e Byrosë, kapacitetin garantues, kërkesat për rimbursim, etj. Të gjitha këto kërkesa u adresuan në ndryshimet e parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Këshilli i Byrove (the Green Card Bureaux) manaxhon sistemin e kartonit jeshil dhe koordinon aktivitetet e 47 vendeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, duke garantuar që një i dëmtuar në një aksident rrugor, të shkaktuar nga një automjet i huaj (nga një vend tjetër pjesëmarrës) do të dëmshpërblehet në vendin e aksidentit. Byroja e vendit të aksidentit, më pas, mund të rimarrë të gjitha kompensimet e paguara nga Byroja e vendit nga ka origjinën automjeti përgjegjës.

Byroja Shqiptare e Sigurimit është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrovë dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil. Në bazë të ligjit 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, mbikëqyrja e Byrosë kryhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll