Hapësire reklamuese

Politikë

Bylykbashi krah Berishës, mesazh për Bashën: Kutia e votimit të vendosë kush fiton

Shkruar nga Newsbomb
Bylykbashi krah Berishës, mesazh për Bashën: Kutia e votimit

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është parë ditën e sotme krah ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Foltoren” që u mbajt në qytetin e Durrësit.

Në një intervistë në Euronews Albania, Bylykbashi u shpreh se vendimi i marrë nga Basha nuk i ka bërë mirë PD-së, është në shkelje të statutit dhe vret të drejtën e votës që ka anëtarësia. Në këtë kuptim ai sqaroi se pse e etiketonte situatën “me demokraci të largët” në një status të publikuar së fundmi në Facebook.

“Nuk gjykoj se është vendim që i ka bërë mirë PD-së,” – tha Bylykbashi, – “Mekanizmi një anëtar një votë i kryetarit nuk mund të jetë vrasës i të drejtës së votës së anëtarëve”. “Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi që të gjithë së bashku, kryetari dhe çdo anëtarë që të bashkohemi te i vetmi element që na bën bashkë, përveç statutit,Kutia e votimit nuk i përçan kurrë njerëzit, aty vlen pastaj rregulli i demokracisë, mazhoranca fiton” – theksoi ai më tej.

Gjatë ditës së sotme, Bylykbashi u pa të ishte prezent në aktivitetin e mbajtur nga Berisha në Durrës, në kuadër të nismës së tij të quajtur “Foltorja”. Bylykbashi tha se ishte aty si deputet i Durrësit dhe kishte parë shumë aktivistë dhe anëtarë të PD-së që ishin rikthyer. Duke e konsideruar aktivitet me shumë energji, Bylykbashi tha se e ndoqi aktivitetin për të parë opsionet që ka PD-ja.

“Unë nuk jam analist, jam deputet i zgjedhur i Durrësit, isha aty edhe për të dëgjuar çfarë opsionesh ka që PD të dalë më e madhe, më e fortë, ku të gjithë ne të jemi bashkë, më pas i takon anëtarësisë të vendosë se çfarë do të bëhet,” – u shpreh deputeti demokrat.

“Uroj të mos kemi artifica jo-statutore që ta pengojë këtë energji,” – vijoi Bylykbashi duke nënkuptuar deklaratën e Bashës, i cili qe shprehur kategorik se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane./Euronews Albania

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.