Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bye bye Merkel! Përfundon vizita e Kancelares në Tiranë, përcillet në Rinas nga Rama

Shkruar nga Newsbomb
Bye bye Merkel! Përfundon vizita e Kancelares në Tiranë,

Kancelarja Angela Merkel ka përmbyllur vizitën e saj në Tiranë. Pak minuta më parë ajo u përcoll nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. 

Teksa zbriti nga makina e cila e shoqëroi deri në Rinas, Merkel shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër me kryeministrin Rama.

Kujtojmë se kjo është vizita e fundit zyrtare e kancelarës në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme ajo zhvilloi një takim me kryeministrin Rama, më pas doli në një deklaratë për shtyp për mediat.

Ajo gjithashtu takoi dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu