Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Buzhala i thotë Harasanit ‘’Hajdut 24-karatësh’’, Harasani i përgjigjet menjëherë: Kam dëgjuar shumë gjëra për ty, por s’flas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d5795e38167ace74a34c737b9ea585d

Sherr mes Andis Harasanit dhe Berat Buzhalës. Ish-kreu i KESH Harasani dhe analisti i Kosovës Buzhala përfshihen në një debat të ashpër mes tyre.

Buzhala e quan ‘’Hajdut 24 karatësh’’, i nxitur nga një status i Harasanit për pjesmarrjen e tij në emisionin ‘’Opinion’’ dhe tifozllëkun e tij për ekipin e Zvicrës, që do të ndeshet me Shqipërinë.

Berat Buzhala:

“Andis, je një hajdut 27 karatsh

Ish- Ministri i Energjetikes së Shqipërisë, Andis Harasani, e paska bërë një postim lidhur me paraqitjen time në emisionin e mbrëmshëm në Opinion. Postimi i tij qenka fjalëpak, por ofendues.

“Tifozët janë një turmë pa logjikë! Berat Buzhala! Je një idiot 27 karatsh”, ka shkruar Harasani.

Andis, për herë të parë për ty kam dëgjuar kur shkruanin mediat se kur ishe në pozitën e ministrit ke qenë hajdut 27 karatsh. Pyetja ime për ty është kjo: A është e vështirë të jesh edhe hajn edhe patriot? Streha e fundit e horrave, sigurisht e di se kush është?

Andis, ti je pjesë e një subjekti politik, ose së paku ke qenë, lideri historik i të cilës e quante Beogradin si Kryeqytetin e Kosovës. Tash e shoh që gjërat kanë evoluar dhe nuk na akuzoni më që po sillemi keq me Millosheviçin, përderisa i kemi të gjitha të mirat, si bie fjalë: veturë, shtëpi etj.

Tash po kërkoni diçka tjetër: nënshtrim ndaj arrogancës suaj. Harroje!”

 

Andis Harasani:

“Je gabim!

Berat Buzhala – Të falenderoj që më je përgjigjur. Në rradhë të parë je gabim. S’kam qenë kurrë ministër. Sa për atë që ke dëgjuar se jam hajdut, është e drejta juaj dhe unë e respektoj!

Unë për ju kam dëgjuar shumë gjëra të tjera, por ndryshe nga ju Berat unë nuk komentoj për ato që dëgjoj nga të tretë. Unë komentoj vetëm për gjëra që dëgjoj me veshët e mi nga goja e personit për të cilin flas.

Të kërkoj ndjesë që rashë në nivelin tënd dhe të fyeva duke vënë shenjë barazimi! Sa për patriotizmin nuk tregohet as me fjalë dhe as duke fyer.

Duke respektuar çka mendon ti për mua, dhe duke mirëkuptuar që je mësuar të të kërkojnë se ç’të bësh e si të sillesh, më lejo miku im që duke uruar të kesh jo vetëm ti, por çdo familje në Kosovë e Shqipëri 10 herë më shumë se sa ka, do vlerësoja të mos fyesh tifozët në stadium. Shpesh kam qenë pjesë e tyre. Sa për nënshtrim ndaj të tjerëve ajo kohë ka vdekur njëherë e mirë jo vetëm për ne të dy!”

 

LEXO EDHE: BERAT BUZHALA BEN TIFO PER ZVICREN, SHQIPERIA SUKSES NESE BEN NJE GOL NE EVROPIAN

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img