Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Buzhala: Albin Kurti mendoi për kurrizin e tij dhe rrezikoi atë të Kosovës! U rrëzua nga ndërkombëtarët; mund të dalë forcë e parë, por qeverinë e formojnë LDK-PDK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ab9cf4c069da3c8d41e7c620914b6bf7

Në fillim të 2021 do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Kosovë, me kreun e VV, Albin kurti që shihet si favorit për të dalë sërish forcë e parë.

Mirëpo gazetari Berat Buzhala ka thënë sot në “Open” se edhe pse mund të dalë Kurti forcë e parë, rrezikon që pushtetin t’ja marrë LDK-PDK nëse bashkë kanë më shumë vota se sa VV.

Ai shtoi se Kurti më herët vuri në plan të parë veten e tij dhe parimet e veta më shumë se sa të ardhmen e Kosovës. “Ai nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë vetëm sepse do të ishte dhe Thaçi aty, pra ka shumë ego, e ka më shumë problemin me Thaçin se sa me Shtëpinë e Bardhë”, tha Buzhala.

Nga ana tjetër analisti Andi Bushati e konsideron si një alternativë të mirë Kurtin në krye të shtetit të Kosovës.

Buzhala: Albin Kurti u rrëzua nga ndërkombëtarët pasi i doli kundër Amerikës, Trumpit dhe konkretisht ambasadorit Richard Grenell.

Bushati: Nuk e përjashtoj hipotezën e Beratit sepse roli i ndërkombëtarëve është shumë i madh. Dua të them që kjo qeveri nuk kishte kuptim të qendronte, se mënyra se si lindi ishte një tradhëti e votës së zgjedhësve. Në rastin që thotë Berati, edhe nëse kemi një faktor ndërkombëtar që i ka dhënë shtyjtjen e fundit, kjo anomali e bën dhe më të lehtë rrëzimin e qeverisë.

Buzhala: Kur është rrëzu qeveria Kurti në Kosovë nuk ka më rëndësi se kush del forcë e parë. Puna është a do të fitojë më shumë vota Kurti apo LDK dhe PDK. Se mund të dalë prapë i pari Kurti, por mund të mos bëhet kryeministër pasi mund të bashkohen LDK me PDK.

Bushati: Është shumë e vështirë të thuash nëse një person kur merr pushtetin është njeri i mirë. Mirëpo i vetmi person që dhe kur e mori pushtetin tregoi se parimet janë më të rëndësishme, është Kurti dhe tregoi se diçka do të jetë ndryshe.

Buzhala: Prblemi te Bushati është se tha mes parimeve dhe dorëheqjes zgjodhi parimet. Ai u shkarkua nuk o dorëhoq. Këtu e shoh rrezikun unë. Se ai në Kuvend kur ishte në kulmin e mosmarrëveshjeve me SHBA… Kurti si kryeministër ato ditë që ishte, e tha dhe vetë që po duan me ma kthy kurrizin. Pra problemin e ka te kurrizi personal, jo te kurrizi i Kosovës. A mundte që Kurti ta siguronte që nëse Trump fitonte ta mbante marrëdhënie të mira me Kosovën.

Bushati: Është shumë e lehtë të adaptosh modelin e politikanit që vjedh popullin e vet dhe shndërrohet në një vegël të ndërkombëtarëve. Kurti i tha unë jam këtu për ato që i kam thënë njerëzve atje, le të më rrëzojnë. Ai i ndejti deri në fund asaj për të ciën kishte kërkuar votën. Më mirë të rrëzohet një politikan që ka mjet politikën për të arritur qëllimin, se sa mjet karrigen. Unë jam kritik me për Ramën, por jam me Ramën kur tha që nuk votojmë për Palestinën, se do ndjekim traditën do rreshtohemi krahas BE-së. Jam me Ramën që nuk pranoi të fusë këtu armët kimike dhe pse u shtrua si ide nga një shtet fuqi botërore. Nëse je padron i vendit tënd dhe nisesh nga parimet, nuk do penalizohesh. Trump dhe Grenell janë disa kaubojsa, që gjetën disa servilë dhe po mos të gjenin këto do gjenin disa të tjerë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img