Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Buzëqeshjen tënde, dheu si do e tresë?” Prek gjyshi i 15-vjeçarit që vdiq në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
“Buzëqeshjen tënde, dheu si do e tresë?” Prek gjyshi

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë humbi jetën një 15-vjeçar nga Saranda.

15-vjeçari që ndërroi jetë si pasojë e aksidentit është nipi i i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, i ka dedikuar disa vargje prekëse 15-vjeçarit që nuk jeton më.

Policia më herët njofton se Elidon Aliu 20 vjeç duke drejtuar mjetin “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.

Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe: Po shtynin mjetin në rrugë, përplaset për vdekje 15-vjeçari në Vlorë

Dedikimi i plotë:

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?

Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë

S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë

Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush

Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje

S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..

Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin

Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë

Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?

Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes

Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .

Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!

Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj

Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !

Keli ,Kelush… Keliiiiii!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese