Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buxheti pa emër! A i përgjigjet krizës, mbrohen shtresat në nevojë?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Buxheti këtë herë nuk sjell asnjë projekt të ri në infrastrukturë. Të vetmet që do financohen janë projekte për të cilat ideja është prezantuar vite më parë. Zëri i investimeve publike jep para për vepra që ka nisur ndërtimi prej kohësh dhe mbyll projektin e rindërtimit.

Nga Ola Xama

Ndryshe nga ajo që u miratua një vit më parë, buxheti i këtij viti ndryshoi 2 herë gjatë rrugës për shkak të situatës që diktoi kriza e çmimeve të larta si rrjedhojë e konfliktit Rusi – Ukrainë. Vitet e fundit prezantimi i buxhetit nga ana e qeverisë nuk ka patur në thelb asnjë të re, dhe nuk mund t’i vendosësh një emër.

Buxheti 2023. A është buxheti i krizës? Jo, për energjinë jepen vetëm 102 milion euro. A mbrohen shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve? Nuk ka asnjë politikë të re, por vetëm vazhdim i politikës së rritjes së pensioneve dhe pagave të një pjese të administratës (polici, arsim, shëndetësi) që nisi të zbatohej këtë shtator. Sa forcohet politika për të mbajtur në vend “trurin” dhe shtresën e mesme?

Rritja për pagat në sektorin e arsimit kap një fond 15 milion euro, vetëm 0.25% të buxhetit. Nga ana tjetër politikat për rritjen e lindshmërisë janë kufizuar në dhënien e bonusit të bebes, shumë e pamjaftueshme për të suportuar shpenzimet reale të familjeve. Të vetmen lëvizje të dukshme deri diku për shtresën e mesme, mazhoranca po e bën në politikën populiste të uljes së taksimit të pagave deri në 50 mijë lekë.

Kjo masë gjithsesi nuk i përgjigjet tërësisht mbrojtjes të kësaj klase, kur në të njëjtën kohë parashikohet futja në skemën e tatimit personal e profesioneve të lira, përfshirë dhe ato që ushtrojnë aktivitet me të ardhura të ulta, tatimi i të dy punësuarve ka tre vjet që po aplikohet, ndërsa lufta ndaj evazionit vitin e ardhshëm do të përqëndrohet më së shumti në deklarimin real të pagës dhe të ardhurave nga burime të tjera.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e pesëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Më shumë




spot_img








spot_img