Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës po diskutojnë dhe votojnë prej ditësh në komisionet parlamentare respektive Buxhetin e Shtetit për vitin 2014. Mirëpo, në kushtet kur grupimi i Sali Berishës ka përshkallëzuar qëndrimin e vetë, buxheti po miratohet ku t'i zërë rruga deputetët.
Këtë të hënë janë mbajtur disa komisione parlamentare ku kanë raportuar krerët e institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar, për arritjet, objektivat dhe ato se çfarë presin nga buxheti i ri.
Newsbomb.al ka ndjekur punën e komisioneve që janë zhvilluar sot dhe bie në sy një mungesë respekti nga vetë deputetët për institucionin dhe postin që përfaqësojnë, por dhe për paratë e mbledhura nga taksat e miliona shqiptarëve, që do të shpërndahen për vitin e ardhshëm.
Disa nga deputetët kanë qenë të pranishëm në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit, kurse të tjerët kanë diskutuar e në fund votuar nga ambientet ku ndodheshin; sa duke u dhënë makinave personale në rrugë, sa në kafe dhe të tjerë nga shtëpia.
Nëse i keni humbur apo nuk i keni ndjekur sot Komisionet Parlamentare, newsbomb.al sjell disa momente për ju:
- Deputeti socialist Lavdërim Krrashi merr pjesë në punimet e Komisionit për Çështjet Evropiane, duke vendosur pas tij në background një foto ilustruese me atmosferë vjeshte, ndërsa vetë nuk dihet se ku ndodhet fizikisht duke votuar përmes shfaqjes me "green screen".
[caption id="attachment_755237" align="alignnone" width="739"] Komisioni për Çështjet Europiane, 13 Nëntor 2023[/caption]
- Në këtë fotografi të shkëputur nga punimet e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, datë 13 Nëntor 2023, deputetët shfaqen sa në makinë, sa në kafe duke pirë cigare e sa pas perdeve të shtëpive të tyre. Bujar Çela diskuton e voton nga makina, kurse Gëzim Ademja është në kafene dhe pi cigare, të tjerët shihen vetë.
[caption id="attachment_755216" align="alignnone" width="1075"] Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, 13 nëntor 2023[/caption]
- Flagrante është dhe kjo pamje nga punimet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku deputeti dhe ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku shfaqet duke i dhënë makinës teksa kolegët e tij diskutojnë. Majko dhe të tjerët votojnë nga shtëpia.
[caption id="attachment_755219" align="alignnone" width="744"] Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, 13 nëntor 2023[/caption]
- Edhe punimet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik janë zhvilluar në të njëjtën klimë, me deputetë sa nga shtëpitë dhe sa nga studiot e tyre, që vlen të theksohet se duken sikur janë muze, me aq shumë piktura të vendosura në mure.
[caption id="attachment_755230" align="alignnone" width="1457"] Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, 13 Nëntor 2023[/caption]
- Newsbomb.al sjell dhe këtë pamje nga punimet e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku sot është diskutuar për nevojat e Shërbimit Informativ të Shtetit, në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2024”. Disa nga deputetët që më parë merrnin pjesë nga makina, në këtë Komision shfaqen në zyrat e tyre. Megjithatë, Luan Duzha dhe Kasem Mahmutaj vazhdojnë të jenë në timon.
[caption id="attachment_755235" align="alignnone" width="1468"] Komisioni për Sigurinë Kombëtare, 13 Nëntor 2023[/caption]
//Newsbomb.al