Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Buxheti i rindërtimit shkon 350 milionë dollarë, ministri Ahmetaj: Janë shtuar fondet për bashkitë, për pallate, shkolla dhe kopshte

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, është shprehur këtë të mërkurë se buxheti i rindërtimit është rritur dhe bashkive u janë shpërndarë fonde shtesë, për ndërtimin e pallateve, shtëpive dhe shkollave e kopshteve, shkruan newsbomb.al.

Sipas ministrit, buxheti për këtë projekt të rëndësishëm ka shkuar në 350 milionë dollarë.

“Rindërtimi vazhdon me shpejtësi. Qoftë i pallateve, qoftë i njësive individuale, qoftë i infrastrukturës publike apo dhe i ndërtesave arsimore, pra shkollave dhe kopshteve. Sot janë akorduar likuiditete qoftë Bashkisë së Tiranës, qoftë FSHZH, qoftë disa bashkive të tjera siç është Bashkia e Kamzës për shkollën “Demorkacia”.

3.2 miliardë lekë që bën të mundur me shpejtësi vazhdimin e rindërtimit për të kapur atë objektiv që kemi pasur. Për të mbyllur të gjithë rindërtimin në vjeshtë të vitit që vjen.

Buxheti për rindërtimin ka shkuar në 35 miliardë lekë, apo 350 milionë dollarë. Midis vendimeve të rëndësishme janë edhe bonusi i solidaritetit për pensionistët dhe për një gamë kategorish të qytetarëve, sidomos atyre në nevojë”, u shpreh Arben Ahmetaj për mediat, zv.kryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img