Hapësire reklamuese

Aktualitet

Buxheti i 2020-ës, ministrja DENAJ publikon objektivat: Synojmë rritje me 4.1% (SHPËRNDARJA PËR ÇDO MINISTRI)  

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj shpalos projekt buxhetin e 2020-ës

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj paraqiti në Kryesinë e Kuvendit projekt-buxhetin e vitin 2020.

Në fjalën e saj, Denaj renditi disa prej prioriteteve që qeveria shqiptare ka vendosur të arrijë për vitin 2020, si: ulja e borxhit me 6.2% dhe rritje e nivelit ekonomik me 4.1%.

Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Financave renditi shpërndarjen e buxhetit për secilën për ministrive.

‘’Buxheti për Ministrinë  e arsimit do të rritet me 3.3 miliardë lekë. Garantohet mbështetje e vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin. Për 1300-1400 nxënës të arsimit parashkollor, do të garantohet trajtimi me ushqim falas.

Shëndetësia do të ketë për vitin 2020 2.95 miliardë lekë më shumë në buxhet ose rritje me 5%. Një pjesë e këtij buxheti do të alokohet për 120 qendra shëndetësore, të cilat do të plotësohen me pajisje mjekësore. 1000 pacientë më shumë nga viti 2019 do të përfitojnë nga rimbursimi.

Bujqësia do të rritet me 1.8 miliardë lekë më shumë, ose 12%. Synohet që për periudhën 2020-2022 të kemi rritje te konkurrencës së produkteve ushqimore, garancinë ushqimore, etj.

Në kuadër të pjesëmarrjes në NATO, buxheti do të rritet me 2.8 miliardë lekë më shumë në mënyrë që shpenzimet në ushtri të jenë brenda kuotës 2% të prodhimit të brendshëm bruto.

Në buxhetin e 20202, për 100 lekë të marra borxh parashikohen 260 lekë investime. Deri tani (2019) 100 lekë borxh për 190 lekë investime. Deri në vitin 2022 synohet të realizohen disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore si: rruga Milot-Balldre, Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, Delvinë-Kardhiq. Me financim të brendshëm parashikohet të mbyllen disa projekte si bypass-i i Shkodrës, Tepelenës, Unaza e Tiranës, etj.

Subvecione me 1.3 miliardë lekë për ujësjellës-kanalizme në kuadër të përshpejtimit të reformës për përmirësimin e rrjetit të furnizmit me ujë e ndërmarrë nga qeveria’’, raporton para Kryesisë së Kuvendit ministrja e Ekonomisë Anila Denaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll