Hapësire reklamuese

Politikë

Buxheti 2024 dhe paketa fiskale miratohen për 8 minuta mes tensioneve në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Buxheti 2024 dhe paketa fiskale miratohen për 8 minuta mes tensioneve

Mes kasoit dhe tymit, buxheti i vitit 2024 dhe paketa fiskale u miratuan sot  për 8 minuta në Kuvendin e Shqipërisë.

Në 20 nëntor buxheti 2024 u miratua në parim vetëm në katër minuta në Kuvend.

Tymi, britmat dhe kapsollat nuk penguan mazhorancën të vazhdonte me miratimin e buxhetit 2024, i cili u miratua nen për nen me 74 vota pro.

I pranishëm në seancë këtë të enjte ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ngriti kartonin jeshil për miratimin e buxhetit.

Deputetët e opozitës u përplasën sot me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Teksa deputetët tentuan që të grumbullonin karriget në mes të sallës së Kuvendit, ata janë penguar nga Garda. Mes deputetëve tën opozitës pasti edhe ofendime. Disa depuetët u dëgjuan teksa thoshin: “Q*** motrën.”

Gjatë seancës plenare sot, kryetarja e Kuvendit, Lindita  Nikolla përjashtoi deputetin Asllan Dogjani.

Lexo edhe: “Q*** motrën”, kaos në Kuvend: Na thyen duart! Salianji hipën mbi tavolinë

I pranishëm në Kuvend para nisjes së senaces plenare  ishte gjithashtu edhe Sali Berisha, i cili u përjashtua dje nga Komisioni i Etikës bashkë me pesë deputetë të tjerë.

Gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese