Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Butrintit i shkruajtën një letër, po ku është?

Shkruar nga Newsbomb
Butrintit i shkruajtën një letër, po ku është?

Nga Luela Myftari

Viti i Ri ka nisur me ndryshime të mëdha në qeveri. Ministri të reja të krijuara nga nevoja për para, por edhe debate që lidhen me pushtetin. Kultura nuk është e bukur nëse nuk gjeneron para, por Butrinti është diamanti për të cilin po luftojnë të gjithë. Qëndrimi zyrtar i UNESCO-s dhe heshtja  e Margaritit rrëfyer përmes historisë së Butrintit, që është edhe historia e KULTURËS në vend. Ndërkohë UNESCO mendohet se ka sjellë një raport të zgjeruar që supozohet se është kundër skemës së re të propozuar nga qeveria dhe AADF për menaxhimin e këtij siti arkeologjik? Po ku është kjo letër? Kush po e mban fshehur? Pse nuk publikohen gjetjet e UNESCO? Pse nuk dërgohet ky raport në Gjykatën Kushtetuese? Një debat që po lë me “frymën pezull” të madh e të vogël. A do të mundet dot një elitë ekonomiko-financiare të marrë në dorë Butrintin për t’ua hequr atë shqiptarëve?

Butrinti ka qenë dhe mbetet një krenari e Shqipërisë dhe nuk është aspak e habitshme që menaxhimi i një thesari të tillë arkelogjik të diskutohet gjatë. Qyteti i vjetër antik prej disa vitesh është pjesë e debateve publike, po aq sa edhe e tavolinave të punës së akademikëve apo terrenit arkeologjik të kërkuesëve. Çështja e identitetit të Butrintit ka sjellë këto ditë reagime të specialistëve të fushës së trashëgimisë kulturore. Ka përfshirë politikën përmes planit të ri të menaxhimit, ekonominë përmes turizmit, infrastukturën përmes ndërtimeve, historianët, arkeologët dhe kërkuesit shkencorë për hir të identitetit kombëtar. Po çfarë ka ndodhur me Butrintin më herët dhe çfarë pritet të ndodhë në kushtet kur as Gjykata Kushtetuese ende nuk ka thënë fjalën e vet dhe as qëndrimi zyrtar i UNESCO-s nuk është bërë publik. Pse mbahen të fsheta letërkëmbimet, korrespondenca e UNESCO-s dhe Margaritit? Dyshimet lakohen çdo ditë, pasiguritë po ashtu. E vetmja pikë që na bashkon kur flasim për Butrintin është kërkimi i formulës magjike për ta menaxhuar më së miri këtë thesar të trashëgimisë botërore.

Butrinti në tranzicion

Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por për shkak të trazirave civile të vitit 1997, Butrinti u vendos nga UNESCO në listën e siteve në rrezik. Në vitin 1998 me mbështetjen e Ministrit të Kulturës së asaj kohe, Edi Ramës, u hartua një projekt i ri për të promovuar Butrintin si destinacion kulturor dhe turistik. Profesori, Neritan Ceka e mban mend mirë sjelljen politike të Ramës aso kohe si ministër kulture dhe më tregon.

“Kryeministri i sotëm Edi Rama, i cili atë kohë ishte ministër i Kulturës, në vitin 1998 avancoi një projekt që ishte i nivelit europian, bile më i përparuar se ai europian. Krijoi kështu fondacionin për Butrintin, i cili përbëhej nga përfaqësues që vinin nga pushteti vendor, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Monumenteve, Ministria e Kulturës dhe të cilët përbënin bordin e administrimit të Butrintit dhe ka funksionuar në mënyrë model që nga 1998 e deri në 2005,  kur u prish nga ardhja e Partisë Demokratike në pushtet. Një nga reformat absurde që bëri kjo parti ishte prishja sistemit të administrimit të parqeve arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore se e ktheu këtë administratë, në administratë partiake. Pastaj ia dha më vonë LSI-së dhe kjo është gjendja e trashëgimisë sot. Edhe e çuditshme është që po ky kryeministër sot, Edi Rrama, është po ai që përmes Margaritit na paraqet një antiprojekt të tij, antitezë, të asaj që mendonte dje”, thotë profesori Neritan Ceka për tranzicionin politik në të cilin Butrinti ka jetuar.

Butrint fitimprurësi

Në mandatin e ish-ministres Margariti asnjë debat nuk ka zgjatur më shumë se Butrinti. Fakti që ndërkombëtarët, territori, ndërtimet pa leje, procesi gjyqësor dhe zgjedhja e planit të ri të menaxhimit të Butrintit ende diskutohen mendohet që është ‘ceni’ që mund të gjesh te kultura sot. Siti arkeologjik, ky park i rëndësisë së veçantë është më fitimprurësi dhe më joshësi. Zgjidhjet e mbetura pezull sidomos kur bëhet fjalë për përfitime në arkën e shtetit, nuk i pëlqejnë asnjëra kreut të qeverisë, ndaj le të shkrijmë Ministrinë e Kulturës, e ta bëjmë atë të ekonomisë, inovacionit dhe kulturës. Butrinti kërkon një zgjidhje. Po cila është zgjidhja?

Plani “Margariti”

Projekt i ri u pagëzua si “plani Margariti” për Burtintin, ndërsa në kuvend nisi të qarkullonte nga deputetja e Sarandës Ina Zhupa edhe një tjetër alternativë. Mes tyre, pati jo pak konflikte për menaxhimin, ndonëse të gjitha palët bashkohen në një pikë: Butrinti kërkon një menaxhim ndryshe.

“Butrinti sot që ne flasim ka një fondacion që është shtetëror që e menaxhon Butrintin dhe janë 7 njerëz funksionarë politikë të cilët janë bordi ekzistues i Butrintit, që janë Agjensia e Turizmit, Bashkia Sarandë etj etj. Dhe hiqen këta për t’u zëvendësuar me një fondacion privat me 4 individë privatë. Ministrja e Kulturës në këtë rast Elva Margariti është vetëm dy vjet sipas statutit të fondacionit, kryetare dhe si kryetare jo se ka një të drejtë vetoje, apo ka më shumë përfaqësim siç duhet të shtetit në një fondacion të tillë, por kryetare formalisht. Dhe këtë formalisht e ka ruajtur vetëm për dy vjet. Pra as nuk janë kujdesur që as formalisht t’ja jepnin shtetit kryesimin të paktën për 10 vitet e koncesionit”, përsërit herë pas here deputetja Zhupa për të risjellë në vëmendje sa i pambrojtur është Butrinti këto kohë.

Ndërkohë sipas planit Margariti, bazuar në marrëveshje, në bord janë 5 anëtarë që do të vendosin për Butrintin: dy nga ministria e kulturës, dy anëtarë nga AADF, që është Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe një anëtar neutral, i cili është historiani britanik Richard Hodges, jo pak i lakuar për disa deklarata ku citon se Parku Kombëtar i Butrintit ka qenë nën influencën e civilizimit helen. Që edhe në këtë rast nxit të tjera debate, sepse varet kush gërmon në Butrint, kush e ka në dorë diamantin e kush nxjerr përfitime politike apo monetare për të. E vërteta është që ish-ministrja Margariti, e ka futur veten në BORDIN e BUTRINTIT, si ELVA MARGARITI, jo si ministre. Pra, si emër i përvetshëm, jo si palë që mbron interesat e vendit si ministre e Kulturës. Po, tani që ajo nuk është më ministre kulture, çfarë do të ndodhë, me emrin e Margaritit, apo me planin Margariti?

Butrinti puro shqiptar, apo edhe pak grek?

“Çfarë garancie kam unë që gërmimet që do të bëhen atje nuk do të tjetërsohen dhe të quhet atje si një tokë greke si një koloni greke, apo edhe të vendeve të tjera dhe dyshimet bëhen edhe më të mëdha kur bëhet fjalë që një anëtar i bordit që këta kanë vendosur sot, Richard Hodges në studimet e tij, por edhe në planin e menaxhimit të Butrintit e quan Butrintin vend i kolonive greke?”, kjo është pyetja tjetër që shqetëson deputeten Ina Zhupa në këtë debat. Në këndvështirmin e Zhupës: “Hodges është përfaqësues i interesave tona, ndërkohë ai është një studiues privat që ka idetë e veta që janë filogreke dhe e trajton Butrintin si grek, por edhe Sarandën e trajton si grek”.

Profesor Luan Përzhita, ndryshe nga deputetja opozitare, lëshon një lumë fjalësh nga më të mirat për punën e historianit Hodges. Mirëpo, tani që Margariti nuk është më, sepse Ministria e Kulturës u shkri; tani që as prof. Luan Përzhita nuk është më, sepse Instituti i Arkeologjisë u shkri, Butrinti qëndron ende aty për përgjigje, që tani i lypim vetëm nga drejtësia, se të tjerët nuk mund të na përgjigjen.

Po UNESCO ç’mendon?

UNESCO- ka kryer tetorin e vitit 2022 një monitorim në Butrint, ashtu sikurse mund të bëjë në Gjirokastër, në të gjitha vendet e botës për të cilat është zotuar t’i quajë pjesë të trashëgimisë botërore. Faktet e mbledhura pikërisht nga kjo vizitë, nga ky monitorim mendohet – sipas procedurave, – që të jenë prezantuar në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNECO-s si dhe depozituar pranë autoriteteve Shqiptare. Pra, gjetjet, raporti, shënimet, supozimet, kritikat janë diku të shënuar në një letër. Dhe këtë letër si në çdo procedurë tjetër të këtij lloji duhet ta ketë qeveria shqiptare, Ministria e Kulturës.

Mirëpo, kur ne gazetarët pyesim ku është kjo letër?;a ju ka shkruar UNESCO?; çfarë mendon Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNECO-s?, ne nuk marrim asnjë përgjigje. Ekzistenca e këtij raporti është mohuar vazhdimisht nga Ministria e Kulturës në seancat e zhvilluara në Gjykatën Kushtetuese, ku qe prej verës se kaluar po zhvillohet gjykimi mbi vendimin e Qeverisë për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. A ekziston kjo letër?

Forumi i Trashëgimisë Kulturore me disa zëra që janë pozicionuar si mbrojtës të Butrintit pohojnë se shteti jo vetëm që e ka marrë këtë raport, por ka kërkuar që ky raport të mos botohet në ëebsite-in e UNESCO-s apo të bëhet publik në rast se ndonjë kërkon informacione.

Pse fshihet letra?

Përse Ministria e Kulturës ka mohuar ekzistencën e këtij raporti edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka kërkuar këtë Raport zyrtarisht nga ky Institucion?Aështë kjo letër një kleçkë që mund të lidhë largimin e Margaritit nga detyra e ministres, ndërsa kryeministri shkrin gjithë ministrinë e Kulturës, për ta bërë atë bashkë me ekonominë dhe inovacionin? Këto janë pikëpyetje që po kështu mes njerëzve që janë të interesuar për skenarët politikë dhe jo politkë që lëvizin, citojnë edhe emrin e Besiana Kadaresë, ambasadores shqiptare pranë UNESCO, që po ashtu mund të jetë çelësi për të zgjidhur fshehtësinë e këtyre letrave që nuk bëhen publike. Për këtë, takoj edhe një nga avokatët e çështjes “Butrinti” në Gjykatën Kushtetuese. Agron Alibali më jep disa përgjigje mbi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese