Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Butrinti në duart e të huajve, TARE kundër qeverisë: Po të isha ministër, nuk do ta pranoja propozimin, fyerje për studiuesit shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9d87e78e6718210e056f1c8655664dc6

Zv/kryetari i Komitetit të Pasurive Nënujore të UNESCO-s Auron Tare kritikoi dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për menaxhim nga një kompani britanike, e cila përflitet se do të ketë të drejtë të kryejë gërmime kërkimore.

Në studion e ”Report TV”, Tare thekson se është injoruar kontributi i studiuesve shqiptarë në zbulimin e vlerave arkeologjike dhe historike të Butrintit. Ai shton se kjo pasuri e UNESCO-s nuk mund të shpëtojë nëse banorët e zonës nuk kanë interesa ekonomike.

Propozimi për administrimin e Butrintit nga një kompani e huaj është bërë në kohën kur Ministre e Kulturës ishte Mirela Kumbaro. Ndërkohë, kjo çështje ka hapur një debat të madh në vend.

”Ajo që ka ndodhur në Butrint është se nuk ka patur menaxhim dhe kjo mund të bëjë që njerëzit të çmenden dhe të bëjnë ndërhyrje. Problemet nuk adresohen. Personazhet që e kanë shkruar propozimin nuk e dinë rëndësinë e tij, e quajnë vetëm ishull, nuk e kuptojnë që ka frymëmarrje, ka rreth 120 monumente. Ka për shembull çështje të rëndësishme ambientale, si për liqenin e Butrintit dhe lumin Pavllo. Aty pranë ka një impiant shkarkimi të ujërave të zeza, ka impakt te liqeni, dëmton midhjet. Kurse ekonomia bujqësore, fermerët përdorin pesticide për mandarinat. Askush s’e ka adresuar këtë gjë. Butrinti nuk ka për të shpëtuar nëse banorët përreth nuk kanë interesa ekonomike brenda.

Kisha një shqetësim të madh, kur banorët peshkonin me dinamit. Ne i hoqëm ata dhe i bëmë guida për turistët, përfitonin 20-30 euro dhe kjo u zhduk, e shmangëm me një lëvizje shumë të vogël. Të vendosim një kornizë të saktë profesionale, pa njerëz partiakë. Butrinti duhet të jetë krenari kombëtare.

Unë prandaj erdha të jap mendimet e mia, nuk kam asnjë interes ekonomik. Fondi amerikano-shqiptar i Zhvillimit që vijnë dhe kujtojnë se e kanë bërë Butrintinanglezët, kujtojnë se nuk ka patur një Hasan Ceka. Çfarë ndodh kur i heq kontributin e tyre, nuk i përmend fare, nuk i citon?! Ata kanë punuar në shi e breshër. Rreziku i menaxhimit të pasurive natyrore nga të huajt nuk është bërë si duhet, unë i njoh. Të huajt duhet të jenë partnerë me shqiptarët, të ulen në tavolinë.

Po të isha unë Ministër Kulture, nuk do ta pranoja, është ofendim për studiuesit shqiptarë. IKOMOSI nuk e ka pranuar krijimin e një fondacioni të ri për të menaxhuar Butrintin nga të huajt Butrinti është universal, vijnë nga Kina, Australia të punojnë atë.

Kam takuar personalitete të mëdha nga e gjithë bota dikur në Butrint, nuk i kënaqim me makarona dhe me futbolin shqiptar, por me Butrintin. Nuk përmendet se një fashist si Hugolini e ka zbuluar Butrintin me financim nga Duçja. Edhe pse ka qenë fashist, këmishëzi, ai ka bërë zbulime arkeologjike atje”, u shpreh zv/kryetari i Komitetit të Pasurive Nënujore të UNESCO-s.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img