Hapësire reklamuese

Politikë

“Butrinti me koncension me marrëveshje sekrete”, Ina Zhupa ngre dyshimet për menaxherët realë të parkut arkeologjik

Shkruar nga Newsbomb
“Butrinti me koncension me marrëveshje sekrete”, Ina Zhupa ngre

Partia Demokratike, me anë të deputetes Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë që po mbanë të fshehtë marrëveshjen e nënshkruan me fondacionin që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Zhupa u shpreh në një deklaratë për media duke denoncuar edhe shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe të procedurave parlamentare të funksionimit të komisioneve me qëllim mbajtjen sekret të marrëveshjes.

“Butrinti me koncension me marreveshje sekrete! Une si deputete relatore e komisionit te edukimit, nuk marr dot marreveshjen sekrete qe jep Butrintin nuk dihet se kujt!

Ne fakt po te shikoni kalendarin e kuvendit kane vendosur komision pergjegjes ate te ekonomise!  Pse kjo shkelje??  Sepse kane vendosur qe Marreveshje qe ne duhet te miratojme pra ajo midis fondacionit dhe ministrise te jete SEKRETE!

Nderrimi i komisioneve eshte bere me qellimin e vetem se vetem kryetari i komisionit pergjegjes mund ta kete marreveshjen!! Komisioni i Edukimit drejtohet nga opozita, ai i ekonomise nga Shalsi!  Per kete i kam drejtuar nje kerkese Kuvendit!

Nuk mund te behesha pjese e fasades ne komisionin e edukimit sot! Kerkoj marreveshjen; aktet e fondacionit (akt themelimi, statut); si eshte perzgjedhur personi privat; cilat kane qene kriteret, procedurat; cila eshte eksperienca e tij ne administrimin e pasurive kulturore; si do te ndahet fitimet? Kerkojme kontraten e sponsorizimit te lidhur me studion ligjore "Tashko&Pustina"” shkruan Ina Zhupa në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll