Hapësire reklamuese

Politikë

Butrinti i kaloi Fondacionit, ministrja Margariti: Nuk do bëhet as disko dhe as kazino brenda Parkut

Shkruar nga Newsbomb
Butrinti i kaloi Fondacionit, ministrja Margariti: Nuk do bëhet as disko

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, është shprehur mbrëmjen e sotme se brenda Parkut Kombëtar të Butrintit nuk do të bëhet as kazino dhe as disko. Kuvendi rrëzoi sot dekretin e Metës, duke i dhënë fuqi ligjit për kalimin e tij për menaxhim të Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.

“Nuk ka asnjë disko në Butrint dhe nuk ka asnjë kazino në Butrint”, tha ministrja në emisionin "Log". Margariti tha se argumentet e Metës nuk kishin bazë ligjore dhe shtoi se pas konsultimeve u arrit në përfundimin se forma e zgjedhur për administrim është më e mira.

“E hodhëm poshtë (dekretin) sepse argumenget e sjella nga presidenti ishin pa bazë ligjore. Ka  një keqinterpretim të konventave, ku shprehet se shtetet anëtare mbrojnë interesin e trashëgimisë kulturore dhe nuk shprehen nëse fondacioni duhet të jetë shtetëror apo privat. Konventat dhe rekomandimet janë të respektuara, forma e zgjedhur e menaxhimit nuk bie ndesh me konventat.

Presidenti thotë që ligji që ai e ka miratuar në voton 2018 nuk është i mirë për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit. Kemi dalë në përfundimin se forma më e mirë për menaxhimin e Butrintit është me fondacion. Kemi pasur negociim shumë të gjatë për të arritur në këtë mënyrë të administrimit”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu