
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ka qenë vetë diplomati shqiptar i cili në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka publikuar një foto nga ky takim dhe është shprehur se paterniteti i Shqipërisë me SHBA është më i fortë se kurrë. Ndër të tjera Bushati ka theksuar edhe mesazhin që Blinken ka dhënë për Shqipërinë si dhe ka bërë me dije se në emër të kryeministrin Edi Rama e ftoi zyrtarin amerikan për një vizitë në Shqipëri në vitin 2024.
“Parteneriteti ynë sot më i fortë se kurrë. Një pritje familjare dhe shumë miqësore me @SecBlinken.
Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “ Në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qënë një mbështetje e vyer për USA ”. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Në emër të KM Rama e ftova Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024”, shkruan Bushati.
https://twitter.com/NiniBushati/status/1737188115163263190