Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Andi Bushati sulmon Bashën: Duhej të ikte! Mbajti një fjalim qesharak e pa thelb. Kur i do menderja ai thotë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Andi Bushati thotë se priste nga Lulzim Basha të largohej nga kryesia e Partisë Demokratike pas humbjeve në zgjedhje.

Bushati tha se fjalimi i Bashës ishte qesharak, pasi nuk kishte as thelb dhe as qëndrim. Sipas analistit, “masakra elektorale”, termi që u përdor nga Basha për mosnjohjen e rezultatit, nuk mjafton.

albsig

“Basha kur i do menderja thotë regjimi mundet me votë, dhe kur i do menderja thotë regjimi nuk mundet me votë”, tha ndër të tjera Bushati.

“Ishte një fjalim qesharak, pa thelb dhe pa qëndrim. Kur zgjedhjet mbarojnë dhe lideri mban një qëndrim të qartë. Masakra elektorale nuk mjafton, ideja është ç’qëndrim mban lideri ndaj saj. Ne sot nuk e dimë do e njohë Basha parlamentin e ardhshëm? Nuk e dimë, do japë dorëheqjen Lulzim Basha? Nuk i vë faj Lulzim Bashës për votat që nuk i mori dot se ia vodhën, por duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se nuk i ruajti dot këto vota. Dhe Basha kur i do menderja thotë regjimi mundet me votë, dhe kur i do menderja thotë regjimi nuk mundet me votë. Unë mendoj që gjëja më normale sot është që Basha të hapte rrugën. Kur i ka provuar të gjitha nuk mund të rrijë aty. Në këtë kuptim Basha e ka të pamundur të plotësojë misionin e demokratëve, PD duhet të futet në një proces që e përjashton Bashën për të qenë zgjedhje”, tha analisti Bushati në emisionin “Open”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img