Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Bushati për vlerësimin e Dvoranit: Kur META doli me BLLOK NË DORË, ai e votoi për të PAFAJSHËM! Janë diplomatët lokalë ata që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2f663b61fe5dcb5fc1bbf21b7e7b5eed

Analisti Andi Bushati komenton përzgjedhjen e Ardian Dvoranit dhe vlerësimin e tij si “Kampion kundër korrupsionit”, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Bushati u shpre në “Euronews”, se propozimi për Dvoranin është bërë nga “diplomatë lokalë”, ndërsa renditi edhe tre arsye se pse sipas tij Dvorani nuk e meriton atë vlerësim.

Një prej arsyeve, sipas Bushatit është se Dvorani ka votuar për pafajësinë e presidentit Ilir Meta, lidhur me video-përgjimin ku dyshohej për korrupsion.

Pjesë nga deklarata e Bushatit:

Nëse flasim për reformën në drejtësi që nga viti 2015, sot është nga ditët më të errëta të reformës në drejtësi. Sot është një ditë e zezë, nuk impresionohem fare nga emra të mëdhenj DASH, OKB… Janë disa diplomatë lokalë se një sekretar i shtetit nuk besoj që e di se ekziston në Shqipëri, Andi Bushati, apo Baton Haxhiu. Këta diplomatë lokalë këtë po e tregojnë si shembull të drejtësisë së re. Kë tregojnë? Një njeri që ’90 ishte gjyqtar dhe dënonte me 5 vjet burg qytetarët shqiptarë për hedhjen e bustit të Stalinit. Kë po na tregojnë si shembull të gjyqtarit të drejtësisë së re në Shqipëri, një njeri që kur Shqipëria e pa Ilir Metën me bllok në dorë, ky votoi që Ilir Meta është i pafajshëm. Pra drejtësia e mbështetur nga Amerika është drejtësi që e njeh Ilir Metën si të pafajshëm, dhe kjo është skandaloze. E treta është një gjyqtar që u mundua të minonte reformën në drejtësi, duke i hequr presidentit të drejtën për të emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë

spot_img
spot_img