Hapësire reklamuese

Politikë

Bushati për përjashtimin e Berishës: Lajm i keq, bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Bushati për përjashtimin e Berishës: Lajm i keq, bëhet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati në një intervistë ka folur në lidhje me shpalljen "non grata" të Sali Berishës dhe për përjashtimin nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Bushati në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës e konsideroi një lajm të keq. Ai në lidhje me PD tha se duhet të marrë forcën sa më shpejt jo vetëm për të mirën e partisë së saj, por që edhe qeveria të jetë më e mirë.

“Është një lajm i keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual, bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë qoftë në pozicionin e presidentit apo kryeministrit. Mund të jetë edhe një mësim i hidhur për të gjitha klasën politike në Shqipëri” tha Bushati për “Kjo javë”.

“Vendimet janë vendimet të PD, nuk kam dëshirë t’i komentoj. Dua të them se debatet në PD dhe çdo forcë tjetër duhet të jenë të shëndetshme. Sa më e shëndetshme të jetë opozita, aq më shume ka garanci që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e përgjegjshme. E them i bindur që sa më shpejt të marrë veten PD, aq më mirë do të jetë për PS dhe për fatet e qeverisjes së vendit, në të kundërt do na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar. Ndoshta nuk jemi mësuar me kulturën e debatit e pikëpamjeve të kundërta edhe brenda forcave tona politike, jam partizan i zhvillimit të debateve ballafaqimit të platformave dhe një rezultati sa më konsolidues” tha ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll