Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Bushati njofton hapjen e Konsullatës në Bari për kosovarët: Partneriteti po thellohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

4c2bf3e3b7d61add379e108ffbe98d9a

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka njoftuar hapjen e Konsullatës shqiptare në Bari të Italisë për qytetarët e Kosovës. Bushati shprehet se kjo konsullatë do të jetë në shërbim të të kosovarëvem ndërsa thekson se partneriteti mes dy vendeve po thellohet dita ditës.

Ministri shqiptar ka deklaruar se po vijon puna për hapjen e konsullatës së përbashkët në Mynih të Gjermanisë.

“Shqipëri-Kosovë konsullatë të përbashkët edhe në Bari! Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës. Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve Italiane për disponibilitetin e dëshmuar. Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e Përbashkët në Mynih, Gjermani”, shprehet Bushati.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img