Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Bushati kundër koncesionit të Porto Romanos, Spiropali: Kam parë procesverbalet e 5 viteve më parë, s’ka qenë kundër (A rrezikon daljen nga PS)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f6a73d6cde0bb9874aa37fe1d4730a65

Ministrja Elisa Spiropali e pyetur për deklaratën e djeshme të Ditmir Bushatit në Kuvend kundër koncesionit të Porto Romanos, ka thënë se 5 vite më parë kur ky konsecion është miratuar në mbledhjen e qeverisë, ish-ministri as ka abstenuar as ka dalë kundër.

“Dua të them që nuk e kam parë në procesverbalin e mbledhjeve të qeverisë para 5 vitesh, ai ka qenë ministër, nuk kam parë ndonjë abstenim apo votë kundër. Patjetër ka të drejtë të ndryshoj mendje, por akte vlejnë më shumë se fjalët mendoj unë. Në këtë rast, mendoj se Bushati ka bërë mirë që nuk e ka kundërshtuar. Është një kontratë e para 5 viteve, Bushatin e kam mik dhe e vlerësoj, nuk do ta kthej këtë në një debat për nevojën e përkohshme të Bushatit për t’u dalluar ”, u shpreh ministrja në emisionin Zonë e Lirë.

Ndërkohë, e pyetur nga analisti Arjan Çuri nëse ish-ministri Bushati rrezikon daljen nga PS me deklaratën e djeshme, Spiropali tha se “ata as do e shtyjnë e as do e tërheqin”.

“Atë e di ai nuk e dimë ne. Nuk ja lexoj dot mendjen. As do e shtyjmë dhe as do e tërheqim. Bushati është në PS dhe besoj aty ka ndërmend të rrijë”, përmbylli ministrja Elisa Spiropali.

Më shumë

spot_img