Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bushati: Heqja e Ligjit të Luftës s’ka lidhje me pronat e çamëve. Ja si do funksionojë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpjeguar se çfarë pasojash do të sjellë heqja e Ligjit të Luftës nga pala greke.

Bushati ka thënë se çdo shqiptar, shqiptar me shtetësi greke si dhe shteti ynë do ketë mundësinë të kërkojë kthimin e pronës të sekuestruar, por këtu nuk përfshihen komuniteti çam.

Kjo për arsye se sekuestrimi i pronave të çamëve ka nisur pas viteve ’40, kur Greqia vendosi Ligjin e Luftës.

Intervista në emisionin “Studio e Hapur”:

Për çështjen çame unë dëshiroj ta trajtojmë veçmas, duke mos vendosur një barazi mes rastit që po shqyrtojmë. Për ne kjo është një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me pretendimet territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë. Unë e kuptoj kur thonë nuk ekziston si çështje kanë frikë për pretendime territoriale që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë.

A keni kërkuar varreza për çamët?

Ne e kemi konceptuar dhe e kemi shtruar këtë problem, të mos flasim sesi do respektohet e drejta e përkujtimit.

Ligji i Luftës do të hiqet me një akt ekuivalent të Greqisë. Heqja do sjellë dy pasoja. Ne jemi në një rrugë të sigurtë për shfuqizimin. Mund të them se do jetë një ditë e afërt.

Çfarë e mban peng?

Përsa i përket pasojave politike besoj se nuk kanë nevojë për shumë koment. Përsa i përket pasjojave ligjore, bëhet fjalë për tre kategori. Me vendosjen e ligjit të luftës u vendosën nën sekuestro pronat e shetatsve shqiptarë, shqiptarëve me shtetësi greke dhe së treti pronat e shtetit shqiptar.

Heqja e Ligjit të Luftës nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me pronat që pretendon komuniteti çam. Ligji i luftës është vendosur në vitet ‘40 ndërsa sekuestrimi i pronave të çamëve ka nisur në ’46.

Nëse sot hiqet ligji i luftës, çdo qytetar shqiptar ka të drejtën rë kërkojë pranë instancave shtetërore në greqi kthimin e pronës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese