Ministri i Jashtëm Bushati, foli sot për herë të parë në emisionin “Dritare me Rudinën”, nga gazetarja Rudina Xhunga, për shkëmbimin e mesazheve me vëllain e ministrit të LSI-së, Leonard Koka. Ja çfarë tha Bushati, për mesazhet e rënda që Koka shkëmbeu me Bushatin dhe më pas i bëri publike.
“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intesitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mij, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar.
Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë. Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mij por edhe për fëmijët e të tjerëve”, tha Bushati.
Por pas reagimit të Bushatit në emision nuk ka vonuar as përgjigja e Nard Kokës.
“Nuk ja vlen për t’i dhënë përgjigje një njeriu si ky që shkon deri në Brazil për të provuar banane braziliane kur ka kastraveca në Shqipëri sa të duash”, është shprehur Nard Koka.