Hapësire reklamuese

Politikë

Bushati flet hapur: Basha duhet të iki! Është një lider pa linjë dhe pa strategji, çfarë thotë sot nuk thotë nesër

Shkruar nga Newsbomb
Bushati flet hapur: Basha duhet të iki! Është një lider pa

Analisti Andi Bushati duke folur në “Open” lidhur me zgjedhjet e ardhshme në PD, foli dhe për Bashën dhe kursin e tij gjatë kësaj kohe.

Ai e pranoi se Basha duhet të ikë, pasi është një lider pa kurs dhe pa një linjë të caktuar.

Për Bushatin nëse sot thua diçka dhe nesër vepron ndryshe, paguan çmimin për këtë mos-qendrueshmëri politike.

Andi Bushati: Njeri që s’ka kurs nuk ka se si ndryshon. Ne dhe para dhe aps zgjedhjeve nuk e dimë trajektoren e Bashës. Të gjithë e dinë që ishte masakër zgjedhore. Por duhet të flasim cili është roli i opozitës dhe i Bashës. Basha them unë duhet të iki, jo se iu vodhën zgjedhjet, por se si e ka drejtuar PD. Kur bëri mirë? Kur dogji mandatet apo kur hyri në zgjedhje si cjapi te kasapi? Apo kur nuk hyri te zgjedhjet e 2019 dhe më pas u zbyth nga një telefonatë e Palmerit. Pra njeriu mban një linjë një kurs, ky nuk e mban. Mund të jem liberal dhe radikal, mund të hyj në zgjedhje, por mund të mos hyj. I dogje mandatet, por me një ide që të nxjerrësh diçka në dritë. Po drejtove pa strategji, paguan çmimin e zgjedhjeve që ke bërë. Kush bëhet nga nata në ditë dhe nga dita në natë, dhe do të qendrojë në krye, nuk kemi demokraci këtu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.